NEVIPE

Ekspozita e Holokaustit nis turneun në Ballkanin Perendimor

  • 1 year ago
  • By Romtegra

Ekspozita e Holokaustit ka nisur një turne në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të promovojë ndërgjegjësimin për gjenocidin që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër popullit rom dhe sinti nga nazistët gjermanë. Ekspozita u hap në Serbi në fillim të këtij viti ndërsa së fundi edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në maj do të hapet për herë të parë në Kosovë, duke përfshirë edhe Prishtinën dhe Prizrenin. Ekspozita financohet nga Këshilli Qendror për Sinti dhe Romë dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ndërsa organizohet nga organizata jonë nën mbështetjen e MKRS.

Vizitorët do të kenë mundësinë të mësojnë për raste specifike të gjenocidit ndaj këtyre popujve. Ekspozita në Prishtinë do të hapet më 10 maj 2023, në Muzeun Kombëtar (Lapidarium), dhe në Prizren më 8 qershor 2023, në hollin e DokuFest. Ekspozita më pas do të vazhdojë edhe në Tiranë.

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians