NEVIPE

Themelohet Koalicioni për gjuhën rome

  • 2 years ago
  • By Romtegra

Themelohet Koalicioni Ad Hoc të Organizatave të Shoqërisë Civile për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit

Nevo Koncepti organizon takimin e parë për ta rifilluar inciativën për njohjen e guhës rome në përdorim zyrtar

OJQ “Nevo Koncepti” realizoi takimin e parë Koordinues me OSHC-të e komunës së Prizrenit në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe gjuhës rome në komunën e Prizrenit”, i mbështetur nga Këshilli i Europës.

Gjatë takimit mësë pari është prezentuar projekti nga vetë drejtori i OJQ-së “Nevo Koncepti”, z. Osman Osmani, qëllimi, objektivat, rezultatet e kërkuara të tij dhe aktivitetet avokuese dhe lobuese deri tek aprovimi i kërkesës për njohjen e statutit të gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

Ashtu edhe si ishte qëllimi i takimit është nënshkruar edhe Akti i Themelimit të Koalicionit Ad Hoc të Organizatave të Shoqërisë Civile për koordinim dhe bashkëveprim në aktivitetet avokuese dhe lobuese tek institucionet lokale për avancimin e të drejtave të komunitetit rom, me theks të veçant: të drejtës për infomim në gjuhën e tyre si dhe të ndikimit në marrjen e vendimit nga ana e institucioneve lokale të komunës së Prizrenit që gjuha rome të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunë.

Në koalicionin e OShC-ve për gjuhën rome marrin pjesë OJQ-të: KDI, EC Ma Ndryshe, Nevo Koncepti, ISDY, Durmish Aslano, Romtegra, Rromani Baxt, THY, KDI, Islam Elshani nga ZKK, Redaksia Rome RTK, KMDLNj, aktivisti Arben Shala si dhe gazetari e aktivisti Fisnik Minci.

Vlen të përmendet që gjuha është qendrore për natyrën dhe kulturën njerëzore, dhe është shprehje e identitetit, çështjet që kanë të bëjnë me të janë veçanërisht të rëndësishme për komunitetet pakicë që synojnë të ruajnë identitetit e dallueshëm grupor dhe kulturor, nganjëherë edhe në kushtet e margjinalizimit, përjashtimit dhe diskriminimit. Tradita e përdorimit të gjuhës rome në Prizren është e vjetër dhe daton prej shekujsh. Madje kjo vazhdimësi e pranisë së gjuhës rome në këtë qytet ka bërë që ky komunitet ta ruajë identitetin e vet. Njëkohësisht ka frymëzuar aktivistët që të botojnë libra e revista në gjuhën rome, por edhe të hapin media elektronike, dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale.