NEVIPE

Filloi trajnimi për gazetari në Mitrovice

  • 2 years ago
  • By Romtegra

Në Qendrën Mësimore në Roma Mahala organizata Romtegra ka filluar trajnimin per Gazetari themelore në kuader të projektit “Fuqizimi Ekonomik i komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Mëhallën e Romëve” në Mitrovicë.

Gjatë muajit mars 2022 do mbahet trajnimi një mujor për aftësimin e të rinjëve në fushen e gazetarisë themelore si dhe do të organizohen vizita studimore ku marrin pjesë 10 të rinjë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Në planin afatgjatë, ky projekt synon të ngushtojë hendekun ekzistues të aftësive, të përmirësojë përfshirjen sociale dhe të përmirësojë perspektivat e punësimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Mahallën e Romëve në Mitrovice.

Projekti implementohet nga organizata Romtegra në bashkëpunim me partnerë lokal dhe përkrahet nga UNMIK-u.