NEVIPE

DITA BOTËRORE E ROMËVE KREMTOHET NGA KOMUNA E PRIZRENIT

  • 1 year ago
  • By Romtegra

Në Asamblenë Komunale të Prizrenit sot filloi kremtimi i Ditës Botërore të Romëve me një konferencë promovuese, ku morën pjesë edhe nënkryetari Kujtim Gashi e zyrtarë të ekzekutivit.

Dita e Romëve sivjet shënon 52 vjetorin e Kongresit të Parë Botëror të Romëve, të mbajtur më 1971 në Mbretërinë e Bashkuar dhe shfaqjen e një lëvizjeje rome për barazinë dhe identitetin e romëve.

Me kalimin e viteve, këto mbledhje kanë krijuar qëllime kyçe, nga standardizimi i gjuhës rome dhe përmirësimi i të drejtave civile dhe arsimimi, te ruajtja e kulturës rome.

Komuna e Prizrenit mbështet të gjitha qëllimet e tilla dhe uron për Ditën Botërore të Romëve.

Në kuader të kësaj dite Komuna e Prizrenit së bashku me Këshillin Organizativ të OShC te komunitetit Rom kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të agjendës për kremtimin e 8 Prillit, Ditës Botërore të Romëve.

Gjithashtu, flamuri Rom me datë 7 dhe 8 prill është ekspozuar në Shtëpinë e Bardhë në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe në objektin e Administratës së Komunës.

Komuna e Prizrenit uron 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve përmes ekraneve digjitale.

Kjo është aritur fal kërkesës së Këshillit Organizativ i krijuar nga organizatat “Durmish Aslano”, “Romtegra” dhe “Nevo Koncepti” dhe me përkrahje të plotë te kryetarit z. Shaqir Totaj dhe nenkryetarit z. Kujtim Gashi. Me këto veprime komuna e Prizrenit është dëshmuar si komunë modele në respektimin e drejtave të komuniteteve pakicë në Republikën e Kosovës.

𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍𝐃𝐀 𝐏Ë𝐑 𝐊𝐑𝐄𝐌𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟖 𝐏𝐑𝐈𝐋𝐋𝐈𝐓 – 𝐃𝐈𝐓Ë𝐒 𝐁𝐎𝐓Ë𝐑𝐎𝐑𝐄 𝐓Ë 𝐑𝐎𝐌Ë𝐕𝐄
𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 – 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐞

16:00 – 17:00 Programi i manifestimit të 8 prillit në qendrën Kulturore Rinore në Lagjen “Ortakoll” i përgatitur nga nxënësit e mësimit fakultativ të gjuhës Rome në shkollat fillore të Komunës së Prizrenit,

18:00 – 19:00 Kremtimi i 8 Prillit në Asamblenë komunale – Konferencë promovuese,

19:00 – 20:00 Iftar për nder të Ditës Botërore të Romëve.

21:00 – 22:00 Shfaqja “Hijet” nga Teatri Rom “Nexhip Menekshe” në Prizren/Muzeu Arkeologjik.

𝟖 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 – 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐮𝐧ë

10:00 – 10:30 Vizita e Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, në Radio Romano Avazo, Mini Biblioteka rome/OJQ Durmish Asllano